“S’jam mësuar me kollare”, Andi Lila: Nuk jemi organizata luftarake, por do të jemi në krah të futbollistëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 19:41

“S’jam mësuar me kollare”, Andi Lila: Nuk jemi organizata luftarake, por do të jemi në krah të futbollistëve

Andi Lila premton se do të kthehet shumë shpejt në fushë. Në një prononcim në “Zona Gol”, kreu i Sindikatës së Futbollistëve, pas miqësores për bamirësi foli për të tashmen dhe të ardhmen e tij. 

bandicam 2020-01-11 23-16-31-814

“Nuk jam mësuar as vetë me kollare. Dua që të jap kontributin tim në fushë, që të jemi kampionë në maj me Tiranën. Kjo do të jetë dhurata më e bukur për 100-vjetor. Sa i përket rikthimit, do të vijë në momentin që do të më thotë fizioterapisti. Atëherë kur ai të më thotë se jam gati, edhe unë do të luaj. Sa i përket organizimit tonë, nuk mund t’ia dilja i vetëm. Kemi pasur shumë mbështetje, duhet ta falënderoj FSHF-në që na la stadiumin falas, por edhe shumë biznese të tjera që na u gjendën pranë. Sa u përket kritikave, unë i pranoj ato dhe më shërbejnë shumë për t’u përmirësuar në të ardhmen.

andi lila

Por, atë doja edhe në fillim, që të merreshin me mua individualisht dhe jo me organizimin, kjo ishte më e mira. Ata që kanë kritikuar mendoj se pas gjithë këtij organizimi kanë ndërruar mendim. Sindikata e Futbollistëve po vazhdon me punën dhe do t’u dalë në krah lojtarëve. Deri tani na kanë ardhur disa ankesa dhe ne po i shqyrtojmë ato. Nuk jemi organizata luftarake, por do të jemi në krah të futbollistëve”, u shpreh Andi Lila. Ky i fundit nuk luajti as në miqësoret me yjet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"