“S’jam i zemëruar për 30 minutat”, Klop flet pas ndeshjes me Salcburgun: U thashë djemve se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2019 | 14:44

“S’jam i zemëruar për 30 minutat”, Klop flet pas ndeshjes me Salcburgun: U thashë djemve se…

Jyrgen Klop i pranon vështirësitë që hasi skuadra e tij kundër Salcburgut. klop

 

“Është më mirë t’i mësosh leksionet gjatë ndeshjes sesa të flasësh për to pas saj. Mendoj se ishim të shkëlqyer në 30 minutat e para. Pastaj Salcburgu ndryshoi sistemin dhe ne humbëm topin, diçka që na shkaktoi probleme”, tha trajneri i Liverpulit.

“Ndryshoi situata dhe ishte me të vërtetë e vështirë që të vendosnim sërish këmbën në ndeshje. Na u desh të prisnim deri në golin e tyre të tretë për të reaguar dhe goditur sërish. Nuk jam i zemëruar. Unë pashë skuadrën tonë që luajti shumë mirë dhe u përpoq të hynte në ndeshje dhe shënoi një gol shumë të bukur. Nuk na duhet të shënojmë gjashtë apo shtatë gola. Salcburgu është një skuadër e mirë, por në 30 minutat e para ne ua bëmë shumë të vështirë dhe luajtëm shkëlqyeshëm. U thashë djemve se ata do duan ta shijojnë të gjithë këtë mbrëmje dhe do të luftojnë. Ky grup është me të vërtetë i vështirë, por ne donim tri pikët dhe tani gjithçka është hapur”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"