Situatë qesharake te Lushnja, shiu e lë pa stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2020 | 13:00

Situatë qesharake te Lushnja, shiu e lë pa stërvitje

Moti i keq dhe me lagështirë e ka vënë Lushnjën në një situatë shumë të vështirë ditën e premte. Para një supersfide si kjo me Pogradecin rival, skuadra e trajnerit Ilir Gjyla nuk ka mundur të stërvitet, sipas programit. Një gjë e paimagjinueshme për një skuadër pretendente të Kategorisë së Parë, që para një ndeshjeje vendimtare të mos kryejë stërvitje dhe aq më shumë për një arsye qesharake siç është mungesa e terrenit stërvitor. 

Lushnja

SITUATA – Fusha e stadiumit “Roza Haxhiu” po ruhet për ndeshjen BesaApolonia, që luhet nesër në Lushnjë, ndërsa të hënën do të luhen dy ndeshje moshash, Vlora–Lushnja U-17 dhe U19. Anekset stërvitore kanë qenë të ngarkuara nga moti me shi, po kështu edhe pjesët pas portave kanë qenë të papërshtatshme, kështu që stafi teknik është vënë në vështirësi të madhe dhe në fund skuadra nuk ka bërë stërvitje.

Në fakt, ky është një problem i përvitshëm për Lushnjën, që nuk ka se ku të stërvitet, nuk është se doli sot, por sërish nuk janë marrë masa. Edhe skuadrat U-17 dhe U-19 të Lushnjës stërviten në kushte shumë të këqija, në terrene që nuk plotësojnë asnjë standard për stërvitje. Bashkia e Lushnjës, që është aksionerja e vetme e klubit, nuk ka buxhet për të ndërhyrë në terrenet stërvitore dhe nuk ka parashikuar investime jashtë sh.a-së. Njësia vendore bën një sforco të madhe prej 400 milionë lekësh, që shkon për zhvillimin e aktivitetit dhe shpenzimet e skuadrës.

46503923_2184218918485960_2394965122498953216_n

POGRADECI – Gjithsesi, pavarësisht kushteve shumë të këqija, Lushnja ka rezultate sportive të kënaqshme në këtë kampionat, teksa ndodhet aktualisht në zonën e “play-off”-it, duke u përfshirë në një garë të fortë me Apoloninë dhe Pogradecin për t’u ngjitur në futbollin e madh. Duke u bërë një sfidë edhe kushteve të këqija të infrastrukturës, ndryshe nga rivalët e tyre, verdhejeshilët e presin me optimizëm sfidën e nesërme me Pogradecin, ku trajneri Ilir Gjyla ka edhe mungesa në sulm. Sidoqoftë, ata kanë bindjen se do ta kalojnë me sukses këtë 90-minutësh të rëndësishëm për objektivin.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"