Situatë qesharake në La Liga, lojtari i ekipit spanjoll nuk mund të luajë për shkak të zgjedhjeve që do zhvillohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 14:39

Situatë qesharake në La Liga, lojtari i ekipit spanjoll nuk mund të luajë për shkak të zgjedhjeve që do zhvillohen

Zgjedhjet parlamentare në Spanjë të cilat do të zhvillohen ditën e dielë,  kanë sjellë irritimin e tifozëve të Levantes.Aitor+Fernandez+FC+Barcelona+vs+Levante+UD+uSevbc_s_Jnl

Shkak për këtë është bërë, se portieri i Levantes është mund të mungojë për ndeshjen që këta të fundit luajnë ndaj Atletik Bilbaos.

Portieri Aitor Fernandez, është zgjedhur si komisioner në qytetin e tij, Mondragon, për zgjedhjet që do të zhvillohen në Spanjë të dielën. Një lajm shumë i keq ky për klubin ku aktivizohet futbollisti, pasi mungon edhe portieri tjetër Oier Olazabal, për shkak të një dëmtimi.

Levante ka bërë një apelim për të pasur të gatshëm lojtarin për ndeshjen e të dielës, por kjo është refuzuar nga Komisioni Zgjedhor vendor, megjithatë drejtuesit e klubit do të paraqesin edhe një kërkesë tjetër ditën e sotme.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"