Situatë problematike te Reali, Ançeloti do të duhet të bëjë pa yllin e mesfushës dy javët e ardhshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 14:36

Situatë problematike te Reali, Ançeloti do të duhet të bëjë pa yllin e mesfushës dy javët e ardhshme

Barcelona ka qenë klubi më i prekur nga dëmtimet e lojtarëve gjatë takimeve me skuadrat e tyre kombëtare. Por edhe Reali është përballur me probleme, ndonëse më pak shqetësuese se ato të Barçës.

MODRIC

Një nga problemet më të mëdha të Realit, nëse mund të quhet i tillë është dëmtimi i pësuar nga Luka Modriç. Kroati 37-vjeçar ka luajtur në të dy takimet e fundit në Ligën e Kombeve me kombëtaren e vendit të tij dhe është kthyer në Madrid i mbingarkuar.

Sipas raportimeve të para të mediave spanjolle, mesfushori i Realit pritet të mungojë nga 8 deri në 10 ditë, por kohëzgjatja e qëndrimit të tij larg fushave mund të shkojë deri në dy javë.

Nga stafi mjekësor i Realit është theksuar se ai ka një mbingarkesë muskulore. Situata e tij nuk duket problematike, por në Madrid shpresojnë që ai të jetë i gatshëm për trajnerin Ançeloti për “Klasiken” e 16 tetorit kundër Barcelonës në “Bernabeu”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"