Situatë kaotike te Roma e Marash Kumbullës, sekretari i përgjithshëm jep dorëheqjen pas gafës me Diavara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 0:07

Situatë kaotike te Roma e Marash Kumbullës, sekretari i përgjithshëm jep dorëheqjen pas gafës me Diavara

Situatë kaotike te Roma e Marash Kumbullës. Klubi verdhekuq rrezikon ta humbasë ndeshjen në tavolinë për shkak të futbollistit Diavara, i cili është regjistrua në listën e futbollistëve U22, ndërkohë që është 23-vjeç.

longo-pantaleo-560x416

Për shkak të kësaj çështje, që pritet t’i kushtojë shtrenjtë klubit italian, mediat raportojnë së sekretari i përgjithshëm i Romës, Pantaleo Longo ka dhënë dorëheqjen në mbrëmje. Longo i ishte bashkuar klubi kryeqytetas 1 vit më parë nga skuadra e Torinos. Ai ka mbajtur të njëjtën pozitë edhe te rivalët e Lacios.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"