Postuar: Janar 21, 2021 | 23:00
Situatë kaotike në Elbasan/ Përplasje e ashpër e tifozerive, digjet një lokal. 2 persona mbeten të plagosur (VIDEO)
Situatë kaotike në qytetin e Elbasanit. Vazhdojnë trazirat dhe përplasjet mes tifozëve të Partizanit dhe Tiranës, teksa luhet derbi i kryeqytetit.
Gazetari i “Panorama Sport”, raporton se pak minuta më parë është djegur një lokal në qendër të qytetit pranë turizmit.
Forca të shumta policie janë venë menjëherë në lëvizje për shuarjen e këtij tensioni, teksa kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona.
VLADIMIR MEMA- PANORAMASPORT.AL
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/
