Situatë e vështirë nga tërmetet në Shqipëri, futbollisti i Kukësit hap dyert e shtëpisë për personat e prekur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2019 | 18:28

Situatë e vështirë nga tërmetet në Shqipëri, futbollisti i Kukësit hap dyert e shtëpisë për personat e prekur

Shqipëria po kalon një situatë shumë të vështirë së fundmi, për shkak të tërmetit të madh që goditi vendin, duke shkaktuar viktima të shumtë.mirlind daku

Të shumtë kanë qenë personat që i kanë ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti, duke siguruar ushqime apo edhe rroba. Të shumtë kanë qenë edhe ata që kanë strehuar në shtëpitë e tyre persona të prekur, duke iu ardhur sadopak në ndihmë njerëzve në nevojë.

Një nga personat që kanë hapur dyert e shtëpisë për njerëzit e prekur, është edhe futbollisti i Kukësit, Mirlind Daku.DAK

Ky i fundit ka njoftuar se mund të strehojë në shtëpinë e tij në Kosovë 1 ose 2 familje të prekura nga tërmeti. Madje Daku ka thënë se të gjitha shpenzimet janë të paguara nga ai vetë, duke lënë edhe numrin e telefonit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"