Situatë e vështirë në prapavijë, Liverpuli interesohet për mbrojtësin e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 21:35

Situatë e vështirë në prapavijë, Liverpuli interesohet për mbrojtësin e Realit

Liverpuli po kalon një moment tejet të vështirë, teksa gjenden në vendin e shtatë dhe ka infermierinë plot, ku mungesa të rëndësishme për ekipin janë, Van Dajk, Xho Gomez, Joel Matip.

Liverpul

Së fundmi këtyre të treve, i janë shtuar dhe, Fabinjo dhe kapiteni Xhordan Henderson. Liverpuli, ka afruar, në janar, mbrojtësin turk të Shalke 04, Ozan Kabak, por, blerja e re, nuk ka dhënë shumë siguri, në ndeshjet ku është aktivizuar.

Sipas “Diario Madrid”, Liverpuli kërkon të firmosë me francezin Rafael Varan, mbrojtësi kampion bote me kombëtaren e tij dhe 4 herë kampion Europe me Realin e Madridit. Tekniku gjerman beson se me ardhjen e Varan, mbrojtja do jetë më e konsoliduar dhe rikthimi nga dëmtimi i lojtarëve si Van Dajk dhe Gomez, do bënte që Liverpul të kishte një mbrojtje hermetike.

vARANE

Por, të kuqtë, kanë konkurrencë të fortë, pasi PSG-ja dhe Mançester Junajtid, janë futur, gjithashtu, në garë për francezin, i cili, sezonin tjetër, hyn në vitin e fundit të kontratës dhe mësohet, se Real Madrid mund ta lirojë francezin për 43 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"