Situatë e vështirë në Bullgari, policia pushton zyrat e Federatës së Futbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 19:11

Situatë e vështirë në Bullgari, policia pushton zyrat e Federatës së Futbollit

Futbolli në Bullgari është në një moment shumë të keq, teksa pas dorëheqjes së presidentit të Federatës për shkak të racizmit në ndeshjen Bullgari-Angli, policia ka hyrë menjëherë në ambientet e këtij institucioni.policeee

Thuhet se Borislav Mihajlov fillimisht mund të ketë refuzuar të japë dorëheqjen nga posti i presidentit të Federatës, por pas presioneve të shumta ai ka vendosur të largohet.

Menjëherë pas kësaj, një grup prej rreth 50 oficerësh policie, kanë hyrë në zyrat e Federatës. Policia pushtoi gjithë ndërtesën dhe më pas hetuan gjithçka për çfarë kishin hyrë.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij operacioni të policisë, por futbolli bullgar tashmë është në një moment shumë të keq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"