Situatë e tensionuar te Juventusi para ndeshjes me Barçën, mesfushori përplaset ne Pirlon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2020 | 23:51

Situatë e tensionuar te Juventusi para ndeshjes me Barçën, mesfushori përplaset ne Pirlon

Artur Melo do të donte që të kishte më shumë hapësirë te Juventusi dhe në pritje të ndeshjes me Barcelonën lutet që të marrë hakmarrjen e tij, pas trajtimit që katalanasit i bënë verën që lamë pas, duke e detyruar që të transferohet thuajse me forcë në Torino.

artur juventus

Por mesa duket, edhe në radhët e bardhezinjve gjërat nuk shkojnë shumë mirë për brazilianin, teksa e përditshmja “Leggo” ka zbuluar një prapaskenë, e cila i referohet ditës së hënë, në qendrën stërvitore bardhezi, 24 orë pas barazimit 1-1 me Veronën në kampionat.

Pasi ka dëgjuar dhe lexuar deklaratat e trajnerit Andrea Pirlo (“Nuk kam një skuadër një futbollist që e dashuron topin, nuk kam një fantazist të mirëfilltë në dispozicion dhe ndoshta për këtë arsye vuajmë disi në organizimin e lojës”), Arturit i është dukur vetja i thirrur në apel. Futbollisti 24-vjeçar ka kërkuar sqarime te trajneri i tij, lidhur me këtë fakt, por edhe për minutazhin e pakët, duke qenë se ai zbarkoi në Torino për të zëvendësuar Miralem Pjaniçin, i cili bëri itinerarin e kundërt (u transferua në Barcelonë), por deri tani jo vetëm që ka luajtur titullar vetëm me Veronën, por pas saj u duk edhe në shënjestër. Dhe ndoshta, ky debat ka bërë që edhe për ndeshjen e sotme me Barcelonën, Pirlo të vendosë të mos i besojë brazilianit, duke qenë se Bentankur dhe Ramsej janë në avantazh për një bluzë titullari kundrejt Arturit.juventus

NË SPANJË TALLEN – Për Arturin, ndeshja me Barcelonën nis edhe me disa ironi që vijnë nga media katalanase, përpara duelit të sotëm. Shumë prej mediave kanë këmbëngulur në faktin se “72 milionë euro janë parkuar mirë në stol”, ndërsa “Mundo Deportivo” është fokalizuar mbi impaktin që ka pasur braziliani deri tani te Juventusi, duke shkruar: “3 ndeshje, 3 pikë për Juven. Me Arturin në fushë, barazimi është i garantuar!”. Shkurt, jo një moment i lumtur për numrin 5 bardhezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"