“Situatë e pazakontë në 24 orët e fundit”, Duro: Kishim ngarkesë të madhe psikologjike…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 19:30

“Situatë e pazakontë në 24 orët e fundit”, Duro: Kishim ngarkesë të madhe psikologjike…

Kukësi nuk bindi në sfidën e sotme ndaj Skënderbeut, teksa barazimi i marrë në Korçë, nuk është pritur mirë nga trajneri i verilindorëve, Shpëtim Duro, i cili në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli” u shpreh:

bandicam 2019-10-19 19-25-51-679

“Ka qenë një situatë e paparashikuar në 24 orët e fundit. U pa dhe në mënyrën dhe organizimin e lojës. Limaj ka qenë me temperaturë 40. Nuk ishte për lojë. Sakrifikuam. U pah që nuk ishte në nivelin e duhur. E njëjta gjë dhe për Ethemin. Rroca iku sot nga grumbullimi për arsye familjare. Këtë ndikuan më mënyrën e interpretimit të lojës.

Dihet që loja interpretohet dhe organizohet nga mesfusha. Ethemi dhe Limaj ishin jashtë kondicioneit. Edhe mungesa e Rrocaj. Do ndihet mungesa edhe në finalizim. Janë këto lojtarë që ndërtojnë lojën. Edhe unë vetë nuk jam i kënaqur.

Ngarkesa jonë ishte më e madhe psikologjikisht. Skënderbeu nuk është nën presionin e Kukësit, për shumë faktorë. Barazimi më i mirë se humbja. Ka qenë një situatë e paparashikuar që patjetër ndikuan në nivelin e lojës. E rëndësishme është që ne duhet të reagojmë. Unë them që çdo gjë është e hapur”, u shpreh Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"