“Situatë e pashpresë, ta shpif”, “shpërthen” Shpëtim Gjika: Bashkia ka përgjegjësi për Flamurtarin, kanë vënë një shkabë te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 10:36

“Situatë e pashpresë, ta shpif”, “shpërthen” Shpëtim Gjika: Bashkia ka përgjegjësi për Flamurtarin, kanë vënë një shkabë te…

Flamurtari po kalon një situatë kaotike në skuadër, ku këtë vit duken më pranë se kurrë për të rënë nga Kategoria Superiore. Për këtë situatë ka folur edhe Shpëtim Gjika, i cili e konsidern si të pa shpresë. Në një intervistë të dhënë për “Zona Gol” në “Supersport”, ish-kryetari i Bashkisë Vlorë dhe presidenti i Flamurtarit, nuk i ka kursyer akuzat për administratorin Idrizi, por edhe për kryetarin aktual të Bashkisë, Dritan Leli.shpetim-gjika-stadium

“Ajo është shoqëri aksionere, që i është dhënë një kompanie private apo personi në administrim, është përgjegjësi e bashkisë. Bashkia ka përgjegjësi për sportin, duhet të paktën të kishte siguruar që minimumi të zbatohej kontrata. Një herë në tre muaj kompania jep llogari para këshillit bashkiak për administrimin, gjë që mesa di unë nuk ka ndodhur. Bashkia ka përgjegjësinë dhe Idrizi si administrator ka përgjegjësinë e tij. Duket si lojë kungulleshkash, se njëri thotë dua para e tjetri thotë nuk jap. Në vitin 2014 direktivat nga UEFA e FIFA ishin që klubet të ktheheshin në shoqëri aksionere. Duke u nisur edhe nga presioni i qytetarëve u votua për ta kthyer në shoqëri aksionere.

Klubi ka funksionuar mirë, të paktën jo si sot. Me vendimin e 2014 nuk i është dhënë Sinan Idrizit, i është dhënë kompanisë Atlas dhe TRK, zoti Idrizi ka qenë përfaqësues i tyre. Nuk janë kompanitë e tij personale që e kanë vënë president. Kontrata ishte dyvjeçare, por në 2016 nuk kam qenë më në Bashki dhe atëherë është kaluar drejtpërdrejt si administrator i Flamurtarit zoti Idrizi. Asnjë borxh nuk ka ekipi i Flamurtarit nga koha kur kam qenë unë. Asnjë justifikim nuk është për pikët kur u hoqën dhe thanë se është për faj të Shpëtim Gjikës. Kontratat që ngelën nga unë si ajo e Ernest Gjokës janë shlyer nga Flamurtari para vitit 2014.Gjika dhe Idrizi

Por edhe një kontratë që na ka ngelur nga 2006 nuk ka qenë situata si tani. Shifrat që janë borxhe aktualisht janë të mëdha. Rënia nga kategoria nuk është vetëm rezultat teknik, se ashtu ranë Vllaznia e Tirana. Duke mos paguar lojtarët është kapitullim, për më tepër i një emri si Flamurtari që ka bërë histori. Të gjitha bashkitë në vend paguajnë për futbollin, edhe e Vlorës, por ajo paguan për Orikumin. Me biseda me ish-lojtarë të shquar jetojnë me atë shpresën se mbase vijnë ata lojtarët e Milanit. Është e vërtetë që borxhet aktuale maten me miliona.

Për mua situata është e pashpresë. Unë jam i degustuar që kur shosh logon se është e tmerrshme. Kanë vënë një shkabë aty të tmerrshme. Janë gjëra që tregojë që ke kokëfortësi, nuk njeh institucione, histori. Si shkabë më duket, ta shpif.”, u shpreh Gjika.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"