Situatë e njëjtë si ajo e fazës së dytë, shikoni si vjen Tirana në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 15:09

Situatë e njëjtë si ajo e fazës së dytë, shikoni si vjen Tirana në derbi

Tirana përballet me derbin këtë të premte me një situatë analoge si ajo e fazës së dytë. Kishte humbur me Kukësin 1-3 dhe duhet të fitonte derbin, në të cilin nuk triumfonte prej 6 vitesh.tirana-v-partizani

Fitore medoemos kërkon Tirana që të mos rrëshqasë sërish drejt fundit. Fatmirësisht nuk do të ketë mungesa për shkak kartonësh. Në fushë ndaj Kukësit u ndien shumë mungesat e Bathës e Dokës, që do të jenë titullarë.

Nga ana tjetër, lojtarë të pezulluar nuk ka, ndërsa skuadra gëzon shëndet të plotë. I vetmi që rrezikon sfidën me Flamurtarin është Majkëll Ngo, i cili ka tre kartonë të verdhë dhe me të katërtin e bën pushim në Vlorë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"