Situatë e çuditshme te Çelsi, ja sa funksione mbulon presidenti i ri i “Bluve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2022 | 17:53

Situatë e çuditshme te Çelsi, ja sa funksione mbulon presidenti i ri i “Bluve”

Me ndryshimin e pronësisë së Çelsit i erdhi fundi edhe periudhës së Marina Granovskaiës si drejtoreshë e përgjithshme e Çelsit. Me largimin e Roman Abramoviçit, që u pasua edhe nga largimi i presidentit historik Brus Bak, radhën e pati drejtuesja ruse që pas 9 vitesh si pjesë e bordit të lërë të gjitha kompetencat e saj.

54353453

Kalimi i kompetencave do të ndodhë gradualisht dhe Granovskaia do të jetë e pranishme edhe përgjatë merkatos verore, për të lehtësuar tratativat e klubit, për t’i lënë më pas vendin Tod Bohlit, pronarit amerikan. Si rrallë ndonjëherë në klubet angleze, por jo vetëm, pronari i klubit do të mbulojë një sërë funksionesh. Bohli do të marrë vendin e presidentin Bak, ashtu edhe do të ketë në dorë të gjitha detyrat që i kanë takuar Granovskaiës, të paktën deri në një lajmërim të dytë, sipas komunikatës që ka lëshuar klubi.

“Tod Bohli do të veprojë si drejtues deri në momentin që klubi të emërojë një zëvendësues, duke e udhëhequr Çelsin drejt të gjithë objektivave të tij. Të gjithë jemi të gatshëm për të zhvilluar projektin dhe vizionin që ne kemi për klubin, duke krijuar një eksperiencë të re dhe duke u premtuar të gjithë tifozëve se shoqëria do të bëjë maksimumin për të luftuar të gjithë bashkë për objektivat tanë”, lexohej në deklaratën e Çelsit, për të cilin tani nis një epokë e re.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"