Situatë aspak e mirë te Elbasani, skuadra verdheblu drejt shkërmoqjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 11:52

Situatë aspak e mirë te Elbasani, skuadra verdheblu drejt shkërmoqjes

Elbasani i sezonit të ardhshëm është i gjithi për t’u ribërë, pasi me përfundimin e kampionatit pjesa më e madhe e lojtarëve, duke futur këtu edhe trajnerin, kanë pasur kontrata njëvjeçare. Tashmë të gjithë janë të lirë dhe mund ta vazhdojnë karrierën diku tjetër. Burime pranë lojtarëve pohojnë se ndaj tyre nuk ka munguar interesimi nga ekipe të tjera dhe nëse do të marrin një ofertë më të mirë, bashkëpunimi me Elbasanin do të mbyllej këtu.

Elbasani-Shenkolli

Gjatë këtij sezoni, sidomos pas rinisjes së kampionatit pas pandemisë, disa prej lojtarëve të Elbasanit shpërthyen dhe u vunë në “lupën” e skuadrave të tjera. Në fakt, verdheblutë janë mësuar me faktin që pas përfundimit të sezonit një pjesë e mirë e futbollistëve largohen dhe gjithçka nis nga e para. E njëjta histori duket se do të ndodhë edhe këtë sezon. Përveç lojtarëve që mund të “shtegtojnë” diku tjetër, mund të largohet edhe trajneri Lleshanaku, i cili me një skuadër gati të pashpresë arriti të mbijetojë në Kategorinë e Parë.

Ky fakt u ka rënë në sy edhe drejtuesve të klubeve të tjera dhe gazeta mëson se ai ka marrë oferta nga dy ekipe të Qarkut të Elbasanit, Turbina dhe Sopoti. Zgjedhja e parë për të mbetet Elbasani. Trajneri Lleshanaku në mënyrë indirekte kërkoi një konfirmim edhe për sezonin e ardhshëm në skuadrën elbasanase. Gjithsesi, një verë e “nxehtë” pritet në klubin elbasanas edhe sa u përket lëvizjeve që mund të ndodhin në skuadër.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"