Situata te Partizani pas incidentit të Teqjes, “demat” mbeten me dy portierë për momentin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 17:16

Situata te Partizani pas incidentit të Teqjes, “demat” mbeten me dy portierë për momentin

Në merkaton e verës Aldo Teqja la Skënderbeun dhe iu bashkua Partizanit.

portieret partizani

Me afrimin e gardianit 24- vjeçar, të kuqtë lanë të lirë portierin Dashamir Xhika, pasi Teqja ishte vendosur të ishte zëvendësuesi i parë i kapitenit Alban Hoxha.

Portieri i tretë i të kuqve është 18-vjeçari Livjo Malaj, i cili është edhe pjesëtar i Kombëtares U-19. Me incidentin e fundit të ndodhur me Aldo Teqjen, i bie që Partizani të mbetet me dy portierë, Alban Hoxhën dhe Livjo Malajn.

Kështu që, deri në mësimin e fatit dhe gjendjes shëndetësore të 24-vjeçarit, i bie që Malaj të jetë portier i dytë dhe për të plotësuar boshllëkun mund të kërkohen përforcime nga të rinjtë apo ekipi B.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"