Situata te kurbinasit/ Nica projekton kthesën e Laçit nga… shtëpia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2023 | 20:09

Situata te kurbinasit/ Nica projekton kthesën e Laçit nga… shtëpia

Laçi luan të dielën në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Teutës, teksa të dyja skuadrat janë në zonën e ftohtë. Vetëm dy sezone më parë kurbinasit dhe durrsakët diskutonin titullin kampion deri në fund të kampionatit, bashkë me Partizanin, ndërsa tashmë situatat kanë ndryshuar ndjeshëm.

Nica Laci

Pas largimit të Gentian Mezanit, presidenti Pashk Laska beson se skuadra do të rikthehet te rezultatet pozitive, e udhëhequr nga një njohje e vjetër si Stavri Nica.

Si për koincidencë, trajneri legjendar i kurbinasve do të debutojë në këtë rikthim në shtëpinë e tij në Durrës, aty ku me Teutën në vitin 2005 fitoi trofeun e parë, Kupën e Shqipërisë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe me Laçin në vitin 2013, por tashmë e merr skuadrën në një moment kritik. Lëvizjet në formacion pritet të jenë të pakta, por Nica kërkon një Laç agresiv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"