Situata/ Të gjithë shtetet e rajonit me plan ekzakt, vetëm Shqipëria e Kosova… në ajër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2020 | 14:56

Situata/ Të gjithë shtetet e rajonit me plan ekzakt, vetëm Shqipëria e Kosova… në ajër

Pandemia prej Koronavirusit ka paralizuar të gjithë botën, mirëpo në shumë shtete është bërë plani i rihapjes edhe një herë të aktiviteteve. Teksa në Shqipëri nuk ka ende asnjë mendim dhe vendim rreth futbollit, në shumë prej vendeve të rajonit në mos ka rinisur, ka të paktën një plan se çfarë pritet të ndodhë.

korona

Kësisoj, gjatë ditës së djeshme, në Serbi ka rinisur aktiviteti sportiv i skuadrave të futbollit. Sigurisht, stërvitje me karakter fizik dhe duke ruajtur distancat mes njëritjetrit. Në Malin e Zi, diçka e tillë pritet që të ndodhë gjatë ditës së nesërme, kur skuadrat do t’u rikthehen fushave stërvitore.

korona

Në Itali, nga dje shumë prej skuadrave kanë rinisur stërvitjet dhe po planifikohet se kur mund të rinisë kampionati. Pra, po diskutohet dhe bëhet një plan. Në Greqi është vendosur rihapja e shkollave dhe për futbollin po planifikohet e njëjta gjë. Në Maqedoninë e Veriut nuk ka një datë, por ka një plan dhe një afat që në fund të këtij muaji ose në fillim të qershorit të mund të rinisin kampionatet. Kësisoj, vetëm Shqipëria dhe Kosova mbeten në “ajër” për rikthimin në fushë, qoftë për stërvitje apo edhe për të nisur kampionatet.

SHQIPËRI

S’ka asnjë datë dhe plan për sportin.

KOSOVË

Asnjë datë për rifillimin e sportit.

SERBI

Dje ka rinisur stërvitja e skuadrave.

ITALI

Dje ka rinisur stërvitja në shumë qytete.

MALI I ZI

Nesër do të rinisë stërvitja e ekipeve.

MAQEDONIA E VERIUT

Plan, në fund të majit nis kampionati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"