Situata në Kategorinë e Parë, juristi i FSHF-së sqaron gjithçka: Ju tregoj çfarë ndodh me Erzenin dhe Elbasanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 13:19

Situata në Kategorinë e Parë, juristi i FSHF-së sqaron gjithçka: Ju tregoj çfarë ndodh me Erzenin dhe Elbasanin

Juristi i FSHF-së, Aldi Topçiu, ka bërë me dije se për Kategorinë e Parë është shtyrë procesi i licencimit të klubeve. Në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH” ai deklaroi:

aldi topciu

“FSHF ka 2 natyra vendimmarrjesh, ekzekutive dhe jurdike. Komisionet juridike kanë shtyrë gjithë procesin e licencimit që nga muaji mars. Po, Elbasani dhe Erzeni nuk e kanë marrë licencën, por kanë apeluar vendimmarrjen brenda afateve ligjore. Brenda javës kjo gjë do të marrë zgjidhje.

Komiteti Ekzekutiv nuk mund të marrë vendim për një trup tjetër. Me të dalë vendimi i Komisionit të Apelit, do të marrë zgjidhje zyrtare edhe çështja e Kategorisë së Parë”. Kjo kategori duhej të niste më 19 shtator, por kjo nuk ndodhi.

“Panorama Sport” bëri të ditur lajmin se Elbasani dhe Erzeni janë përjashtuar për shkak të moslicencimit, madje nga zyrtarë të FSHF-së u tha se e Para do të bëhet me një grup dhe 16 skuadra. Por dy klubet e përmendura më lart e kanë apeluar çështjen dhe tani pritet vendimi. Gjatë kësaj jave pritet të saktësohen shumë gjëra dhe pastaj menjëherë do të hidhet shorti i kalendarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"