Situata në futbollin shqiptar/ Protokolli nuk respektohet, tribunat VIP po… mbushen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2020 | 10:19

Situata në futbollin shqiptar/ Protokolli nuk respektohet, tribunat VIP po… mbushen

Protokolli sanitar i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dihej që ishte shumë i vështirë për t’u zbatuar, aq më tepër në realitetin e futbollit shqiptar, ku problemet janë nga më të ndryshmet.

Tifozet tribuna

FSHF, përmes zyrtarëve të ndeshjes, me në krye delegatin, është munduar që të vendosë rregull, por nëse ka mundur t’ia dalë sadopak në javën e parë të rikthimit të futbollit më 18 qershor, çdo gjë ka çaluar më pas. Tribunat VIP thuajse në të gjitha stadiumet ku luhen ndeshjet e Superiores kanë nisur të tejmbushen dhe kjo natyrisht është një përgjegjësi direkte e delegatëve të ndeshjes, që menjëherë duhet të ndërhyjë për të qenë OK me protokollin sanitar.

Në kushtet kur përhapja e virusit po shtohet dita-ditës, në tribunat e stadiumeve sheh pamje “të frikshme”, me zyrtarë klubesh në tribuna VIP që nuk respektojnë as gjënë më minimale: distancimin prej të paktën 1.5 metrash. Madje, si për ironi këto kanë ndodhur pikërisht edhe në ato ndeshje ku ka qenë i pranishëm vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"