Situata me koronavirusin, Haland këshillon qytetarët të bëjnë si ai

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2020 | 17:49

Situata me koronavirusin, Haland këshillon qytetarët të bëjnë si ai

Erling Braut Haland, një nga sulmuesit më në formë në Europë deri në momentin e ndaljes së kampionateve, këshillon qytetarët të meditojnë në këto momente të vështira.

hALAND455

19 vjeçari i Dortmundit, për të cilin meditimi është mënyra e preferuar e festimit të golave të shumtë që shënon, thotë se meditimi të ndihmon të kontrollosh emocionet dhe në këtë mënyrë mund të jemi më altruistë me të tjerët.

haland

“Pandemia na ka bërë të përjetojmë më shumë stres dhe pasiguri sesa zakonisht. Nëse këto ditë ndien më shumë ankth se më parë, atëherë duhet ta dish se nuk je i vetëm.

Ne duhet të kujdesemi dhe për mendjen tonë, krahas përkujdesjes për trupin. Meditimi është një gjë serioze dhe mund të na ndihmojë të rregullojmë emocionet tona. Në këtë mënyrë ne mund t’i kushtojmë më mirë vëmendje njerëzve të tjerë dhe të jemi më shumë altruistë,” u shpreh Haland.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"