Situata me Donald Rapon, ja çfarë nuk shkon dhe neni që e ndihmon futbollistin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 13:53

Situata me Donald Rapon, ja çfarë nuk shkon dhe neni që e ndihmon futbollistin

Prej afro dy vitesh, Luftëtari ka probleme nga më të ndryshmet. Kriza financiare ka mbërthyer klubin që në fillimin e sezonit 2018-2019, kur UEFA i mbajti bonusin prej 240 mijë eurosh për kualifikimin në Ligën e Europës.donald rapo

Shumë lojtarë të sezonit të kaluar nuk u paguan plotësisht, ndërsa edhe këtë vit, kur drejtimin e klubit e ka Bekim Halilaj, lojtarët ankohen për pagat. Në historinë me kapitenin Donald Rapo, ajo që nuk shkon është fakti se klubi sërish nuk është treguar korrekt sa u përket rrogave që duhet t’i japë lojtarit.

Por nga ana tjetër, nuk kemi një vendim të organeve kompetente në FSHF që konfirmojnë se Rapo është lojtar i lirë dhe Luftëtari i detyrohet. Në këto kushte, duke qenë se ende futbollisti nuk e ka zgjidhur marrëveshjen me klubin mëmë, atëherë përbën shkelje fakti që del në stërvitje me një tjetër skuadër.rapoo

Ndërkohë, sa i përket rregullores së FSHF-së për statusin e lojtarit, në nenin 14/1, ku parashikohet ndërprerja e kontratës me shkak të ligjshëm për pagat e prapambetura, citohet: “Në rastet kur një klub, në mënyrë të paligjshme nuk i paguan një lojtari të paktën dy muaj pagesë në afatin e caktuar, lojtari konsiderohet të ketë një shkak të ligjshëm për të ndërprerë kontratën, me kusht që ai të ketë njoftuar me shkrim klubin debitor dhe të ketë dhënë një afat prej të paktën 15 ditësh, që klubi debitor të përmbushë detyrimet financiare”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"