Situata me COVID-in, ja kush dyshohet se është infektuar te Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2022 | 12:42

Situata me COVID-in, ja kush dyshohet se është infektuar te Kukësi

Gjatë ditës së djeshme klubi i Kukësit njoftoi për 10 raste pozitive në skuadër, ku sipas komunikatës së saj 7 ishin lojtarë dhe 3 ishin pjestarë të stafit teknik.

KUKESI EDI BASHA

“Panorama Sport” zbulon se me shumë gjasa janë këta persona të infektuar: Edi Basha, Ardit Hila, Edgen Sula, Fation Collari dhe Rigels Çani.

Ndërsa pjestarët e stafit teknik janë Amedeo Di Late dhe Andrea Kardinale.

Në komunikatën e djeshme thuhej se klubi verilindor i kishte kërkuar FSHF-së për të shtyrë ndeshjen ndaj Dinamos, dhe kjo sfidë zyrtarisht do të luhet të mërkurën e 19 janarit në orën 16:45 në stadiumin e ri “Kukës Arena” duke u inauguruar pikërisht për takimin ndaj Dinamos.

COV

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"