Situata kritike te Flamurtari, administratori Idrizi kokë më kokë me drejtorin Liçaj. Ja çfarë pritet te vlonjatët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2019 | 20:56

Situata kritike te Flamurtari, administratori Idrizi kokë më kokë me drejtorin Liçaj. Ja çfarë pritet te vlonjatët

Sinan Idrizi takim kokë më kokë me Edmond Liçajn. Paraditen e djeshme administratori Idrizi është parë të pijë kafe me drejtorin Liçaj te një nga baret afër stadiumit.

Sinan-Idrizi

Mësohet se ata kanë diskutuar për situatën e rëndë që ka përfshirë ekipin pas humbjes me Bylisin dhe për rrugët e daljes nga kjo situatë. Gjasat janë që sot Idrizi të takojë edhe lojtarët si dhe trajnerin Sadedini. Ky i fundit edhe mund të shkarkohet qysh përpara ndeshjes me Tiranën.

Ndërkohë, tashmë nis malorja për Flamurtarin, pasi në tri javët e fundit të kampionatit luan ndaj Tiranës, Teutës dhe Vllaznisë. Fillimisht të mërkurën vlonjatët do të ndeshen për Kupën e Shqipërisë. Në Vlorë vjen Veleçiku në ndeshjen e kthimit, teksa sfida e parë ka përfunduar me humbje 3-2. Në fundjavë kuqezinjtë do të kenë një takim tejet të vështirë për kampionat. Përballë do të jetë Tirana, një kundërshtar shumë i fortë dhe ku kthesa për vlonjatët do të jetë tejet e vështirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"