Situata kaotike, vetëm një mrekulli e shpëton Luftëtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2020 | 10:51

Situata kaotike, vetëm një mrekulli e shpëton Luftëtarin

Të gjitha hipotezat e përmendura në shkrim sa i takon Grupit B të Kategorisë së Parë do të binin poshtë, nëse drejtuesit e Luftëtarit do të bënin një organizim urgjent dhe do të sajonin një ekip sa për të respektuar garën.

LUFTETARI

Por, kjo ka shumë pak gjasa të ndodhë, për të mos thënë se është e pamundur. Në Gjirokastër nuk ka mbetur asnjë lojtar nga ekipi i sezonit të fundit.

Bashkia ka përplasje të forta me presidentin Halilaj dhe duke qenë se po mendon që gjithçka ta nisë nga e para, me ekip me emër të ri, nuk do të lejonte as skuadrat e moshave të përfaqësonin Luftëtarin në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"