Situata kaotike/ UEFA bllokon biletat për tifozët anglezë në ndeshjen kundër Ukrainës, ja arsyeja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2021 | 20:27

Situata kaotike/ UEFA bllokon biletat për tifozët anglezë në ndeshjen kundër Ukrainës, ja arsyeja…

Situata me variantin e ri të virusit, Delta,  po duket gjithnjë dhe më shqetësuese Nëpërmjet një vendimi zyrtar, UEFA ka urdhëruar bllokimin e biletave për tifozët anglezë, për ndeshjen kundër Ukrainës që do të zhvillohet në Romë.

Anglia

Duke filluar nga sot, është ndaluar shitja e biletave dhe anulimi i atyre që janë lëshuar tashmë. Ky vendim është marrë për të parandaluar britanikët që të udhëtojnë drejt Romës.

“Bllokimi i detyrueshëm i shitjes dhe transferimit të biletave deri në orën 21:00 të ditës së sotme dhe anulimi i biletave që i janë shitura banorëve të Mbretërisë së Bashkuar duke filluar nga orën 00:00 e datës 28 qershor”, thuhej në njoftimin zyrtar.

tifoze-angleze

Ky është vendimi i UEFA-s, u mor me propozimin e Departamentit të Sigurisë Publike, për të parandaluar tifozët anglezë që të hyjnë në Italia, teksa situata me variantin Delta te COVID-it duket me të vërtetë tepër qetësues në Britani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"