“Tirana nuk është mësimore”, shpërthen Dabulla: Është për të vënë duart në kokë që …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2019 | 22:27

“Tirana nuk është mësimore”, shpërthen Dabulla: Është për të vënë duart në kokë që …

Situatë aspak e qetë te Tirana. Pas ndeshjes ndaj Skënderbeut, trajenri Juljan Ahmataj, deklaroi se i kishte kërkuar dorëheqjen presidentit Halili, duke deklaruar se e kishte të pëmundur të punonte. Në lidhje me këtë gjë ka folur edhe ish-futbollisti i bardhebluve, Rezart Dabulla. I ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus” të gazetares Daljana Sejdia, në “News 24”, Dabulla u shpreh:

xccxcx

“Situata nuk është e mirë te Tirana. Deklarata e trajnerit ishte e nxituar pas ndeshjes. Më shumë i ka bërë dëm klubit se sa e ka ndihmuar. Duhet të diskutonte me presidentin përpara se të bënte deklarata të papjekura në mediat.

Rezultati është matësi i çdo gjëje në profesionin e trajnerit. Kur nuk ke rezultate ka shumë fjalë, të cilët më tepër prishin punë se sa rregullojnë. Ne po flasim për klubin më të trofeshëm. Ka emër më shumë se të gjithë, ka qenë i sulmuar nga të gjithë. Ka arritur vetëm me forcën e karakterit të lojtarëve dhe drejtuesve të jetë aty ku janë sot. Duhen marrë parasysh të gjitha vështrimet, edhe pozitive edhe negative.

Klubi i Tiranës ka specifikat e veta. Jo çdo kush mund të luaj me këtë klub. Kanë ardhur lojtarë shumë të mirë, por te Tirana nuk i kanë shprehur dot vlerat. Ata që kanë pasur karakter sportiv kanë mbijetuar. Ky klub normalisht që ka presion. Duhet të arrijë ai që e merr për sipër për të drejtuar ekipin të menaxhojë ekipin. Klubi më i titulluar në Shqipëri kërkon të ketë sukses. Nuk e kanë marrë Julin me zor te Tirana. Ka dashur dhe është vetëofruar.

E ka marrë ai përsipër ta ;ojë titullin deri në titullin kampion. Për 4 javë u dorëzua? Për këtë nuk bie dakort. Duhet të shikojë punën brenda fushës. Në fushë është trajneri bashkë me lojtarët. Nuk jam dakort që te Tirana nuk punohet. Nuk kanë fuqi lojtarët që të marrin përsipër dhe të mos japin maksimumin. Nuk janë aq burra, duhet të kesh guxim të madh dhe vlera. Nuk e kanë cilësinë që të dalin vetë kampion. Unë kam frikë, se kjo punë mu duk si halibi, në kuptimin që 2 ndeshjet e fundit duheshin fituar për një ekip që do të dalë kampion. Më e keqja është se ekipi nuk prodhon lojë.

Mënyra si po përgjigjet skuadra në fushë lë për të dëshiruar. Kjo deklaratë është për t’iu paraprirë rezultateve dhe ndeshjeve të forta. Juli e dinte shumë mirë se ku po shkonte. Ishte shpejt për t’u dorëzuar. Njerëzit që ai përmendi nuk kanë pikën e vendimmarrjes, atë e ka vetëm trajneri. Edhe në qoftë se flasin janë të parëndësishëm. Duhet ti thotë presidentit që këta personat nuk i dua afër klubit.

Është për të vënë duart në kokë që trajneri dorëzohet pas 4 javës. Unë mendoj që Tirana është kulmi për një trajner, si arritje në karrierën e tij sportive. Unë këtë do mendoj gjithmonë. Është vështirë se ky klub kërkon rezultat dhe është mësuar të jetë në majë. Nuk duhet të bëhesh trajner i Tiranës për të mësuar trajnerllikun. Tirana do dikë me ide të qarta. Për ta bërë Tiranën mësimore, unë nuk jam dakord me këtë gjë. Dikush që do të vijë, duhet ta mendojë mirë. Duhet ta ketë më përpara planin dhe idetë se çfarë do të bëjë. Nuk besoj se presidenti ka ndërhyrë te trajneri. Pse duhet të dëgjojë trajneri fjalët e njerëzve”, u shpreh Dabulla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"