Situata kaotike te Flamurtari, Haxhiu zbulon prapaskenat: Ja çfarë ndodhi me Idrizin dhe Pollozhanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 23:43

Situata kaotike te Flamurtari, Haxhiu zbulon prapaskenat: Ja çfarë ndodhi me Idrizin dhe Pollozhanin

Flamurtari është duke kaluar një moment tepër të vështirë, teksa rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. Në 8 javët e para skuadra vlonjate ka arritur të sigurojë vetëm 2 pikë, teksa mbijetesa duket një malore për kuqezinjtë e drejtuar nga Sadedini.

bandicam 2019-10-20 23-17-20-138

I ftuar në studion e “Rubrikës Sportive”, specialisti dhe trajneri i njohur vlonjat, Gerd Haxhiu, ka sqaruar situatën kaotike që u krijua tek Flamurtari para fillimit të kampionatit. Kujtojmë që Haxhiu u emërua trajner i kuqezinjve në fillim të sezonit, teksa u shkarkua disa ditë më vonë. Në prononcimin për “RTSH”, ai  u shpreh:

“I jam shmangur mediave për sa i përket kësaj çështje të sikletshme. Në momentin që më kërkuan takim e pranova me kënaqësi e me emocion, vlonjatët e pranuan me dashamirësi një teknik vlonjat te Flamurtari. Folëm me administratorin Idrizi dhe në bisedën e parë që patëm, kishte komunikim që kishim një fond prej 500 mijë eurosh, më i reduktuar.

bandicam 2019-10-20 23-17-15-725

Filluam punën me Pollozhanin që ishte përgjegjës për merkaton. Punuam dy ditë bashkë, kishim komunikim një javë, ai mi dërgonte video të lojtarëve, komunikonte me menaxherët, bëmë në letër një skuadër me 16-17 lojtarë.

Më pas pati një takim në Tiranë, mes Pollozhanit dhe administratorin, nuk u ra dakord për asnjë nga lojtarët e listës. Pollozhani më komunikoi se do të largohej. Kohë nuk kishte më se ato 8 ditë i shpenzuam për skuadrën që e kishim bërë në letër e nuk u dha OK për të. Ishte e pamundur të filloja prapë nga zero se nuk kishte më kohë dhe po vuajnë edhe sot pasojat. Kam pasur komunikim të shkurtër me administratorin Idrizi, e falënderova për ofertën, e ruajmë komunikimin dhe e mbyllëm këtu”, u shpreh Haxhiu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"