Situata kaotike prej Koronavirusit, Besa “heq dorë” nga miqësorja me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2020 | 12:54

Situata kaotike prej Koronavirusit, Besa “heq dorë” nga miqësorja me Vllazninë

Besa kishte programuar për sot një ndeshje miqësore me Vllazninë në “Loro Boriçi”, por ajo është anuluar, siç mësohet nga drejtues të klubit kavajas.

BESAAA

Në fakt, te skuadra shkodrane ka pasur probleme me lojtarët e infektuar nga “COVID-19” ditët e fundit dhe kjo ka bërë që te Besa të ndryshojnë mendje për të mos rrezikuar, aq më tepër që javën e ardhshme pritet të nisë kampionati.

Besa do të luajë një miqësore me Erzenin në Shijak, një qytet që ndodhet më afër se Shkodra dhe ndaj një kundërshtari që luan në grupin tjetër të Kategorisë së Parë. Kjo do të jetë edhe prova e fundit për trajneri Kashami para ndeshjes hapëse me Lushnjën.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"