Situata kaotike në Vlorë/ Ndeshja nis me 16 minuta vonesë, ja arsyeja (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 17:19

Situata kaotike në Vlorë/ Ndeshja nis me 16 minuta vonesë, ja arsyeja (VIDEO)

Situatë kaotike në Vlorë. Administratori Sinan Idrizi nuk pranonte fillimisht të heqë nga stadiumi dy banderola me sfond politik të vendosura në tribunën përballë.

Flamurtari logo

“Hashim Thaçi – Vlora, krenohet me ty” dhe “Drenica zemra e shqiptarisë”, shkrohej në to.

Delegati i ndeshjes, Petrit Braja, iu ka bërë të qartë drejtuesve që në rast se këto banderola nuk hiqen, atëherë ndeshja nuk fillon.

“Nuk e heq e kanë vendosur tifozët. Në stadium po thuhet Rama ik, e po nxjerrin banderola. Muhabet koti. Mbylle ndeshjen nuk e heq”, ishin fjalët e administratorit Idrizi, i cili duket i bindur. Më pas gjithçka u qetësua dhe Idrizi pranoi që ato banderola të largoheshin jashtë stadiumit. Ndeshja filloi 16 minuta me vonesë.

Drenica zemra e Shqiptarise logo Hashim Thaci Vlora krenohet me ty logo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"