Situata kaotike, klubi i Kategorisë së Parë largon dy lojtarë para sfidës ndaj Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2020 | 18:08

Situata kaotike, klubi i Kategorisë së Parë largon dy lojtarë para sfidës ndaj Dinamos

Trazohet atmosfera te Tërbuni para ndeshjes me Dinamon në kampionat, që luhet të shtunën në Pezë-Helmës. Drejtuesit e ekipit pukjan kanë vendosur të largojnë dy lojtarë, Leonardo Pergjinin dhe Granit Osmanollajn, pasi ata nuk janë treguar korrektë për të dalë në stërvitje me pjesën tjetër të futbollistëve.

terbuni dinamo

Nuk është ende e qartë nëse bëhet fjalë për një largim përfundimtar të tyre, apo për një pezullim të përkohshëm. Për ndeshjen e së shtunës me Dinamon ata nuk do të jenë në dispozicion të stafit teknik.

Edhe pse janë para një ndeshjeje vendimtare, drejtuesit e Tërbunit nuk kanë toleruar aspak. Pukjanët e njohin mirë kundërshtarin e radhës, pasi përveç ndeshjeve mes tyre, ata stërviten në të njëjtin kompleks në Pezë. Trajneri Edmond Dalipi do të ketë në dispozicion këtë fundjavë Zaganin dhe Dushkun, pasi që të dy e kanë shlyer dënimin.

Ditmir Pema – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"