Situata kaotike/ FSHF, errësirë me licencimet e klubeve shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2022 | 23:11

Situata kaotike/ FSHF, errësirë me licencimet e klubeve shqiptare

Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon të mbajë në terr opinionin sportiv se cila nga skuadrat ka marrë licencën në Europë dhe cila jo. Argumenti është që të mos prishë garën, por nga ana tjetër, një gjë e tillë është nonsens.

Licencimet

Federata e Maqedonisë, e Malit të zi dhe ajo e Kosovës prej kohësh kanë zbuluar skuadrat që kanë plotësuar kushtet për të qenë pjesë e Europës dhe këtë e kanë si zakon. Gara në këto kampionate nuk është prishur asnjëherë dhe argumenti i FSHF-së bie poshtë.

Në Shqipëri kjo është “top secret”, sepse skuadrat mund të kenë marrëveshje me njëra-tjetrën dhe të mos influencojë opinioni publik. Gjithsesi, kjo histori nuk qëndron, sepse klubet e njohin mirë gjendjen e njëra-tjetrës. Dinë kush ka letrat në rregull e kush jo, ata që kanë borxhe dhe ata që janë të pastër. Thjesht një kapriço e FSHF-së mban në terr informacionin.

E KALUARA – Gjatë katër muajve të fundit klubet aplikante për licencë kanë paraqitur në sektorin e licencimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur me sukses këtë proces.

Kriteret që duhet të plotësohen janë: kriteri sportiv, ai i infrastrukturës, kriteri i administratës dhe personelit, kriteri ligjor dhe kriteri financiar, që është edhe kriteri më i rëndësishëm në raport me kriteret e tjera. Procesi i licencimit të klubeve është një nga elementet kryesore për të qenë pjesë e kampionateve elitare, jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku luhet futboll në botë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"