Situata kaotike e Super Ligës Europiane, Federata e Futbollit të Anglisë del me deklaratë zyrtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2021 | 0:02

Situata kaotike e Super Ligës Europiane, Federata e Futbollit të Anglisë del me deklaratë zyrtare

Federata e Futbollit të Anglisë ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku ka falenderuar klubet angleze që po e braktisin idenë e krijimit te Super Ligës Europiane.

unnamed-26

“Mirëpresim lajmin që disa klube kanë vendosur t’i braktisin planet për krijimin e një Super Ligws Europiane e cila vuri në lajthitje të gjithë piramidën e futbollit. Klubet angleze të futbollit kanë një histori krenare ta bazuar në mundësinë për të gjitha klubet dhe ka kundërshtuar aprovimin e Ligave të mbyllura. Është një propozim i cili për nga dizajni mund të sillte përfitime për ne, por në anën tjetër na zbrazte të gjithë neve.

Në duam të falenderojmë tifozët për ndikimin e tyre gjatë kësaj kohë duke na e rikujtuar që futbolli ishte dhe gjithmonë do të jetë për tifozët. Në duam ta falenderojmë edhe kryeministrin për mbështetjen kundër këtyre planeve”, thuhet në fund të kësaj deklarate nga Federata e Futbollit të Anglisë.

176511519_752635535378425_3107664234816757169_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"