Situata kaotike/ E ardhmja e klubit të Superiores në mes të “katër rrugëve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 21:03

Situata kaotike/ E ardhmja e klubit të Superiores në mes të “katër rrugëve”

Kjo javë parashikohet që të jetë e fundit si pushim për ekipet dhe futbollistët e tyre, pasi klubet duhet të nisin nga puna për sezonin e ri. Por në Shijak ndryshon situata e skuadrës së parë të futbollit, ndonëse pas 19 vitesh u sigurua ngjitja në Kategorinë Superiore.

ERZENI

Që pas suksesit të edicionit të shkuar, mbi Erzenin rëndojnë vetëm pikëpyetje dhe dilema për të ardhmen. Për momentin skuadra shijakase mbetet në mes të “katër rrugëve”, pasi askush nuk po i jep një zgjidhje situatës, ka nëse vonohen edhe më shumë, edhe sikur të krijojnë ekip do të jetë vonë për të ndërtuar grup konkurrues në Superiore.

Shpresohet që “ngërçi” të marrë fund dhe që të mos shuhet ëndrra e tifozëve të Shijakut për ta mbështetur skuadrën e tyre të futbollit në elitën e futbollit shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"