Situata grup pas grupi/ 30 skuadra për 11 vende, Europa jep verdiktet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2017 | 18:20

Situata grup pas grupi/ 30 skuadra për 11 vende, Europa jep verdiktet

Europa do të japë verdiktet për “Rusi 2018” dhe 30 kombëtare do të luftojnë për 11 vende në Botërorin e ardhshëm. Mes ditës së sotme dhe deri të martën e 10 tetorit, dy ndeshjet e fundit në grup do të kualifikojnë direkt 7 kombëtare, në pritje të “play-off”-eve për 4 të tjera.

Rusia 2018

Dhe kështu do të plotësohet kuadri europian, i cili për momentin formohet nga Belgjika (e vetmja kombëtare e kualifikuar nga grupi) dhe nga Rusia, vendi organizator. Janë mbyllur dyert për Republikën Çeke, Hungarinë, Norvegjinë dhe Rumaninë. Ende shpresa “play-off”-i për Shqipërinë, Austrinë, Bosnjë Hercegovinën, Greqinë, Holandën (një hap larg greminës).

Në radhë për një kualifikim direkt janë nga Gjermania, kampione në fuqi, tek i vogli Mali i Zi. Nga 9 grupet e Europës, Shqipëria, Austria, Bosnja, Qipro, Estonia dhe Greqia shpresojë për një vend në “play-off”, sepse vendet e para janë thuajse të vendosura.

GRUPI A – Franca duhet të bëjë kujdes nga rikthimi i Suedisë: do të jetë e para nëse të shtunën fiton në Bullgari dhe suedezët bien në shtëpi me Luksemburgun. Përndryshe, në ndeshjen e fundit duhet të mundë Bjellorusinë dhe t’i varë shpresat te Holanda, që e mbyll grupin në Amsterdam përballë nordikëve.

Franca

GRUPI B – Një hap nga Rusia është edhe Zvicra, +3 nga Portugalia dhe të dyja kanë blinduar vendin e parë dhe të dytë. Ronaldo duhet të përsërisë të njëjtin rezultat të helvetëve të shtunën në Andorrë për të luajtur vendin e parë në përballjen direkte në Lisbonë më datë 10.

FBL-WC-2018-SUI-POR

GRUPI C – Gjermania kampione e botës ka bërë 8 fitore në 8 ndeshje dhe i mjafton edhe një barazim sot në Belfast për të siguruar biletën direkte. Irlanda e Veriut është matematikisht të paktën e dyta. Për vendin e parë do të duhej një humbje e dyfishtë e “pancerave”.

gjermania

GRUPI D – Serbia është e para dhe duhet të fitojë në Austri, ose të barazojë pa fituar Uellsi apo Irlanda. Lojë e hapur për vendin e dytë mes Uellsit (pa Bejlin) dhe Austrisë.

Serbia

GRUPI E – Polonia +3 vulos vendin e parë nëse fiton në Armeni dhe barazojnë Danimarka dhe Mali i Zi, dy kandidatet për vendin e dytë.

Polonia

GRUPI F – Anglia do shkonte direkt në Rusi duke mundur Slloveninë sot në “Wembley”, apo edhe duke barazuar nëse nuk fiton Sllovakia: kombëtarja e Hamshik duhet të mundë Skocinë dhe të lutet për humbjen e sllovenëve për të shkuar në “play-off”.

Anglia

GRUPI G – Spanja gëzon avantazhin e 3 pikëve nga Italia dhe golavarazhin më të mirë. Vendi i parë është i sigurt, përveçse një rrëshqitjeje të dyfishtë. Për italianët shërben vetëm një pikë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë për të siguruar matematikisht “play-off”-in.

itali spanje

GRUPI H – Belgjika ka blinduar vendin e parë (22 pikë, +8 vendi i dytë). Bosnja dhe Greqia luajnë për gjithçka tjetër. Xheko ka një pikë më shumë se helenët, por të shtunën pret në Sarajevë “djajtë”, ndërsa grekët shkojnë te vëllezërit e tyre qipriotë. Duhet ruajtur distanca për të shkuar në javën e fundit (GreqiGjibraltar dhe Bosnjë-Estoni).

Belgjika

GRUPI I – Ekuilibër i madh. Kroacia dhe Islanda janë një hap në krahasim me Turqinë e Ukrainën dhe këtu gjithçka është e mundur.

Kroaci-Kosove

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"