“Situata është ndryshe për Naingolanin dhe Perisiçin”, Marota: Jemi në emergjencë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 20:16

“Situata është ndryshe për Naingolanin dhe Perisiçin”, Marota: Jemi në emergjencë…

Ndodhej Xhuzepe Marota përkrah Antonio Kontes në konferencën për shtyp të debutimit sezonal të Interit. “Punojmë së bashku prej pesë vitesh, nuk ekzistojnë dualizma, – ka shpjeguar administratori i deleguar. – Këtë vit do të ketë momente tensioni, nevojitet adrenalinë për të rritur Interin”.

marota

Mbi merkaton: “Jemi në emergjencë për ‘COVID-19’, kemi kosto të pasigurta dhe arkëtime të pasigurta”. Disa fjalë për përgjegjësit sanitarë: “Falënderojmë të gjithë mjekët dhe operatorët që kanë bërë të mundur gjithçka. Pandemia ka lënë një shenjë në mënyrë dramatike. Ky do të jetë një sezon anormal sepse do të nisë me distancë të shkurtër krahasuar me atë të kaluarin”.

Disa ditë nga përfundimi i merkatos, Marota bën një bilanc të fushatës së blerjeve. A duhet të pritet ende diçka në hyrje? “Mund të them se detyra e klubit është të përgatisë një skuadër të fortë krahasuar me ata që janë ekuilibrat financiarë në bazë të objektivave. Po flisnim për pandemi që ka sjellë jo vetëm vuajtje, por ka krijuar edhe problematika në vlerën industriale. Nevojitet një menaxhim i kujdesshëm i kostove dhe arkëtimeve. Klubet kanë pasur më pak fitime për arsyet që i dini”.

Në ditën e paktit të vilës “Bellini” është perceptuar një rimodelim dhe ekziston vetëdija që vitin e kaluar u shënua një rezultat i madh: “Vjet kryem një punë të jashtëzakonshme, merita e madhe është e Kontes.

Marota

E njihnim kompetencën e tij, ka shumë karakteristika pozitive, ajo që ka rëndësi është kultura e madhe që ka në punë. Kjo sjell fryte, ndaj ka pasur një rritje të madhe të të gjitha aspekteve. Objektivët e deklaruar janë të njëjtit: të marrim pjesë në Champions, po ashtu të tregojmë vlerat në kompeticionet e tjera”. E ardhmja e Perisiçit dhe Naingolanit: “Vitin e kaluar unë dhe Konte duhet të impononim një linjë drejtuese, këtë vit situata ka ndryshuar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"