Situata emergjente, Bylisi heq dorë nga stërvitja për… momentin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 16, 2020 | 20:49

Bylis FB Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR

Situata emergjente, Bylisi heq dorë nga stërvitja për… momentin

Bylisi ishte nga të vetmet klube të Superiores kundër rrymës pas pezullimit të kampionatit të enjten e kaluar. Në ndryshim nga skuadrat e tjera, të cilat menjëherë u shpërndanë dhe futbollistët shkuan pranë familjeve të tyre, drejtuesit ballshiotë preferuan që skuadra të vazhdojë të qëndrojë e grumbulluar edhe në kushte emergjence.

bylis
Madje duke bërë edhe nga dy seanca në ditë në Ballsh. Mirëpo, duke parë situatën aspak të mirë, mes panikut dhe bllokimit, nisur edhe nga thirrjet e vazhdueshme, ku iu bëhet apel qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, më në fund te Bylisi kanë menduar t’u japin leje lojtarëve.

Kështu, nga dje në mbrëmje futbollistët janë shpërndarë. “Panorama Sport” mëson se lojtarëve iu është thënë që të mërkurën të paraqiten sërish në Ballsh, por tashmë varet se si do të shkojë situata, pasi autoritetet shtetërore kanë lajmëruar bllokimin e të gjitha rrugëve.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com