Situata e vështirë nga Koronavirusi, presidenti i jep lajmin e mirë lojtarëve të Devollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2020 | 14:18

Situata e vështirë nga Koronavirusi, presidenti i jep lajmin e mirë lojtarëve të Devollit

Devolli është pjesë e atyre ekipeve që financohen nga bashkitë dhe është përjashtuar nga ndihma financiare e FSHF-së në këtë periudhë të vështirë.Devolli-Pogradeci ndeshja

Gjithsesi, drejtuesit e këtij ekipi e respektojnë këtë vendim, edhe pse mendojnë se ndihma duhej të ishte për të gjithë, sepse futbolli është i të gjithëve. Edhe pse futbollistët kanë qenë pushim, jo për faj të tyre, por për faj të virusit, presidenti Edi Duro ka bërë me dije se brenda kësaj jave ata dhe stafi do të marrin pagat.

Ai thjesht kërkon nga futbollistët të ruajnë formën sa të munden, pa prishur rregullat e karantinës. Duke ditur që edhe koha e përgatitjeve për ndeshjet e kampionatit do të jetë e shkurtër, drejtuesit e Devollit mbajnë kontakte me ekipin për respektimin e programit stërvitor shtëpiak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"