Situata e vështirë në Shqipëri, Sindikata e Futbollistëve fillon nismën për të ndihmuar lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2020 | 15:39

Situata e vështirë në Shqipëri, Sindikata e Futbollistëve fillon nismën për të ndihmuar lojtarët

Siç po ndodh në të gjithë botën, edhe në Shqipëri ka filluar të përhapet me shpejtësi Koronavirusi, ku deri tani regjistrohen raste të shumta të prekurish dhe viktimash.gfh

Përhapja e këtij virusi ka izoluar në shtëpi shumë njerëz, duke i detyruar të mos punojnë dhe të jenë në vështirësi të mëdha.

Këtu futen edhe futbollistët, që gjithashtu janë në vështirësi duke ditur që nuk po marrin pagat e tyre dhe Qeveria ka vendosu të mos japë një ndihmë.

Në situatën e vështirë që ndodhemi, Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë ka menduar të japë një ndihmë. Nëpërmjet faqes zyrtare, SFSH njofton se sot ka filluar nisma për të ndihmuar futbollistët që janë në nevojë.

RTY

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"