Situata e vështirë me tërmetet, FSHF-ja merr vendimin për shtyrjen e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2019 | 16:50

Situata e vështirë me tërmetet, FSHF-ja merr vendimin për shtyrjen e…

Situata e vështirë me tërmetet ka bërë që Federata Shqiptare e Futbollit, të shtyjë turneun Kupa Pavarësia.Kupa Pavaresia

Ky turne mbarëkombëtar ishte parashikuar të zhvillohej në datë 28 nëntor, por FSHF ka vendosur shtyrjen e këtij turneu. Gjendja e vështirë me tërmetet ka bërë që FSHF të marrë vendimin për shtyrjen e ndeshjeve për një datë tjetër, e cila ende nuk është përcaktuar.

Njoftimi i plotë:

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë sportdashësit se për shkak të gjëndjes së jashtëzakonshme që ka krijuar tërmeti në vendin tonë, turneu i përvitshëm mbarëkombëtar, Kupa “Pavarësia”, do të zhvendoset në një datë të re.

Ky është edicioni i 11-të i këtij turneu, ku vlen të përmendim që trofeun, vitin e shkuar e fitoi skuadra e Strugës, në finalen e zhvilluar po në stadiumin “Skëndërbeu” të qytetit të Korçës, ku ishte parashikuar të zhvillohej edhe në datën 28 nëntor 2019.

FFFF

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"