Situata e rëndë pas kërcënimit të arbitrave, Laçi mund të pretendojë 3 pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2023 | 14:49

Situata e rëndë pas kërcënimit të arbitrave, Laçi mund të pretendojë 3 pikët

Nuk ka një rast të ngjashëm gjatë viteve të fundit sa i përket anulimit të një ndeshjeje, sepse arbitrat janë kërcënuar një natë më parë. 96

Është e rëndë pa dyshim, por çdo vendim duhet që të mbështetet në rregullore. Çka për momentin është e paqartë. Rregullorja ka parashikuar se çfarë ndodh nëse një ndeshje ndërpritet apo nuk luhet fare për shkak të dhunës së ushtruar, apo incidenteve të krijuara, por sa u përket kërcënimeve, kjo ende mbetet e paqartë.

Megjithatë, duke marrë shkas nga situata, nuk është çudi që për Kastriotin të ketë masa drastike dhe të rrezikojë rënien nga kategoria. Nëse ndodh kështu, të gjitha ndeshjet e fazës së katërt kundërshtarët e tij do t’i fitonin me rezultatin 3-0 në tavolinë (për shkak se tashmë është kaluar numri 50+1% i ndeshjeve të luajtura dhe rregullorja e parashikon këtë).

Po Laçi? Drejtuesit e tij mund të kërkojnë gjithashtu fitoren në tavolinë kundër Kastriotit, sepse vetë FSHF-ja në deklaratën e saj e ka pranuar se ndeshja ka qenë e trukuar. FSHF-ja deri dje nuk ka mbajtur asnjë qëndrim rreth kësaj.

LEXO EDHEVIDEO/ Skandali me gjyqtarët në Superiore, FSHF pranon zyrtarisht trukimin e ndeshjes

Skandali me kërcënimet e gjyqtarëve, një ndeshje e manipuluar solli shkarkimin e trajnerit në Superiore

“Po na prishin imazhin”, Kastrioti reagon pas akuzave të arbitrave dhe FSHF për kërcënime: Të zbardhet kjo ngjarje e rëndë

EKSKLUZIVE/ Prapaskenat me Juxhin Xhajën, i kërcënuan me jetë familjen

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"