Situata e rëndë me borxhet, presidenti i Interit rrezikon burgun në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 20:38

Situata e rëndë me borxhet, presidenti i Interit rrezikon burgun në…

Stiven Zhang pavarësisht se po bën maksimumin për t’i qëndruar pranë Interit dhe për të mbajtur konkurruese skuadrën, do të duhet të merret fillimisht me situatën e tij personale. Sipas asaj që raporton “Calcio e Finanza”, presidenti i zikaltërve rrezikon deri në 3 muaj burg në Hong Kong për borxhet ndaj kreditorëve.

stiven zhang

Kreditorët kanë hapur një sërë seancash gjyqësore ndaj 30-vjeçarit kinez, njërën prej tyre në Milano dhe dy të tjera pikërisht në Hong Kong, aty ku Zhang do të duhet të paraqitet më 13 mars para trupit gjykues për të dhënë llogari mbi 300 milionë eurot detyrim.

Prokuroria po përpiqet të mbledhë dokumentet mbi të ardhurat e presidentit dhe po kërkon të provojë që ai ka fshehur të ardhurat pasive, dyshime që nëse vërtetohen mund ta dërgojnë pas hekurave Zhangun për tre muajt që parashikon ligji.

Edhe pse vendimi nuk pritet i menjëhershëm, presidenti i zikaltërve do të ketë një rrugë të gjatë për të vërtetuar pafajësinë e tij, për të shmangur privimin e lirisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"