Situata “e ngrirë” te Partizani, ja çfarë po ndodh me Esat Malën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 9:32

Situata “e ngrirë” te Partizani, ja çfarë po ndodh me Esat Malën

Partizani ka rinisur dje përgatitjet për transfertën e Ballshit, por duket se drejtuesit e kuq janë të prerë në vendimin e tyre ndaj Esat Malës. 

esat mala

Edhe dje mesfushori ka qëndruar larg përgatitjeve me skuadrën, pasi është stërvitur i diferencuar. Situata mes palëve vijon të jetë “e ngrirë” dhe gjithçka ka ardhur nga mosgatishmëria e lojtarit për të pranuar kushtet e rinovimit që i ofron klubi. 21-vjeçari u pezullua para ndeshjes me Laçin, ku nuk u grumbullua për këtë takim dhe e njëjta situatë paraqitet edhe në këtë fillim jave të përgatitjeve për Bylisin.

esat malaa

Lojtari e ka të ndaluar të përgatitet me grupin dhe për stërvitjen e tij përkujdeset përgatitësi atletik Xhakomo Kofano. Situata të ngjashme si  me Malën kanë ndodhur edhe në verë me Mensah, Lukas e Jaiteh të cilët klubi i nxori jashtë planeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"