Situata alarmante me dëmtimet te Dinamo, ja kur kthehen lojtarët me probleme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2021 | 10:33

Situata alarmante me dëmtimet te Dinamo, ja kur kthehen lojtarët me probleme

Në ndeshjen e fundit Dinamo është penalizuar edhe nga dëmtimi i disa lojtarëve në të njëjtën kohë, çka bëri që stafi teknik të kishte vështirësi në ndërtimin e formacionit. Në listën e dëmtimeve janë gjithashtu edhe braziliani Diogo, që mendohet të kthehet në muajin shkurt pas operacionit që ka kryer, si dhe sulmuesi Mario Gjata, i cili sapo ka nisur vrapimin.

DINAMO

Ndërprerja e kampionatit i vjen pak në ndihmë Dinamos për të rikuperuar të paktën ndonjë lojtar për ndeshjen e kthimit në Kupë me Tiranën. Deri atëherë pritet të jetë gati mbrojtësi i krahut të djathtë, Edis Maliqi, i cili ka pësuar një tërheqje që para ndeshjes me Skënderbeun në Korçë. Rimal Haxhiu po ashtu ka mundësi të rikthehet shpejt.

Edhe për portierin Romeo Harizaj, i dëmtuar në kavilje në po këtë ndeshje, koha e rikuperimit nuk duket e gjatë, por ndoshta e ka të vështirë të jetë gati në derbin e radhës. Për Aleksandër Sofranak ende nuk mund të thuhet se kur do të jetë gati për trajnerin Shkëmbi.

Ai ndodhet ende në Serbi, ku po bën një terapi speciale për të shkurtuar kohën e rikuperimit nga një tërheqje muskulore që kishte pësuar pak javë më parë. Ai sakrifikoi për ndeshjen me Kukësin, por për fat të keq dëmtimi u përkeqësua dhe tani është detyruar të ndjekë këtë rrugë rikuperimi.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"