Situata alarmante e Koronavirusit, apeli i kryministrit Rama: Mos të hamë gola në fund si… Kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2020 | 9:48

Situata alarmante e Koronavirusit, apeli i kryministrit Rama: Mos të hamë gola në fund si… Kombëtarja

Kryeministri Edi Rama, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” të Eni Vasilit ku foli për situatën alarmante të Koronavirusit, teksa i bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen me shpejtësi të këtij virusi që po shkakton numër të tmerrshëm viktimash në shtetin fqinjë të Italisë.

edi-rama-750x415

Rama deklaroi se ishte i kënaqur me ndërgjegjësimin e qytetarëve në këto ditë, teksa nuk i kurseu edhe batutat, duke bërë apel që të zbatojnë deri në fund me përpikëri këshillat e dhëna nga OBSSH dhe mos e “katranosim” në fund si Kombëtarja që sipas Ramës luante mirë gjatë gjithë ndeshjes ndërkohë që ndëshkohej në fund.

“Ne tani lutemi të mos na marrin mësysh, të vazhdojmë kështu siç jemi, se Shqipëria do futet në histori. Mos ta bëjmë si me Kombëtaren, që luan më mirë se kundërshtari në pjesën e parë, e mban mirë veten dhe lojën në gjysmën e pjesës së dytë, por mbyllet në portë dhe pëson golat në fund”, u shpreh Rama.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"