Siti shënon 5 gola për vendin e 3-të, komplikohet lufta e mbijetesës (VIDEO)

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Maj 6, 2017 | 23:23

Siti shënon 5 gola për vendin e 3-të, komplikohet lufta e mbijetesës (VIDEO)

Mançester Siti ka mposhtur në shtëpi me rezultatin 5-0 Kristal Palasin duke u ngjitur në vendin e 3-të të Premier Ligës me 69 pikë, po aq sa Liverpuli i vendit të 4-t. Silva në minutën e 2-të, Kompani në minutën e 49, De Brujn në të 59-n, Sterling në të 82-tën dhe Otamendi në të 2-tën e shtësës ishin autorët e golave.

siti

Ndërkohë ndeshjet e tjera sollën një komplikim të luftës për mbijetesë pasi Suonsi mposhti Evertonin, ndërsa Hall Siti u mposht në shtëpi nga Sandërlendi i rënë.

Java 36 – Rezultatet

Mançester Siti – Kristal Palas 5-0

Bërnmuth – Stouk Siti 2-2

Bërnli – Uest Brom 2-2

Hall Siti – Sandërlend 0-2

Lestër – Uotford 3-0

Suonsi – Everton 1-0

premier lige






www.minuta90.com