Siti sfidon Arsenalin, Guardiola: Nuk e kam frymëzuar unë Artetën, është trajner i madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 14:01

Siti sfidon Arsenalin, Guardiola: Nuk e kam frymëzuar unë Artetën, është trajner i madh

Pep Guardiola nuk e pranon se ai është frymëzuesi i Mikel Artetës dhe lavdëron ish-asistentin e tij te Siti për punën që po bën në stolin e Arsenalit. Përpara përballjes së tyre nesër në “Emirates”, tekniku i Sitit besoj se spanjolli është njeriu i duhur për të drejtuar “Topçinjtë” dhe shumë shpejt ata do të shndërrohen në një skuadër pretendente për titull.

tl-epl-180720-1595154762191

“Ajo që Arteta di e di prej vetes. Nuk kam ndikuar unë. Ajo që ai po bën është e gjitha meritë e tij dhe stafit të tij”, tha trajneri i Sitit në konferencën e djeshme. “Gjithçka mund të them është se muajt e fundit më kanë treguar se të gjithë menaxherët kanë nevojë për kohë dhe ai nuk bën përjashtim. Ajo që kam parë në dy muajt e fundit është se çdo ndeshje Arsenali e ka luajtur më mirë se kundërshtari.

Të dielën do kemi një përballje të pabesueshme. Ata janë një skuadër me shumë cilësi dhe energji. Ata kanë lojtarë shumë cilësorë si Saka dhe Obamejang dhe në të ardhmen do të jenë rivalë të vërtetë për tituj. Shumicën e kohës që unë kam punuar me Artetën vendimet i kemi marrë bashkë dhe unë kam marrë vendime nën ndikimin e tij. Nuk e di nëse e kam influencuar unë, duhet të përgjigjet ai për këtë”, përfundoi katalanasi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"