Siti rinovon me talentin për 6 vite, 225 mijë paund në javë për 22-vjeçarin që shkëlqeu në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2022 | 15:22

Siti rinovon me talentin për 6 vite, 225 mijë paund në javë për 22-vjeçarin që shkëlqeu në derbi

Më në fund pritjes i erdhi fundi. Mançester Siti dhe Fill Foden do të zgjasin bashkëpunimin e tyre edhe për 6 vite të tjera. Firma në kontratën e re të sulmuesit 22-vjeçar të akademisë do të vijë brenda kësaj jave sipas “The Athletic”.

haland foden

Kontrata aktuale e talentit të Guardiolës në “Etihad” skadon në vitin 2024 (fiton 65 mijë paund në javë). Por “DailyMail” ka zbuluar edhe shifrat e reja të marrëveshjes.

Rroga e tij do të shkojë në 225 mijë paund në javë, duke konfirmuar se sa lojtar i rëndësishëm është për të ardhmen e “Qytetarëve” dhe u bërë një prej lojtarëve më të paguar të kampionëve.

Foden e tregoi edhe njëherë peshën e tij në skuadër me tripletën që shënoi në fitoren e Sitit në derbin kundër Junajtidit 6-3.

Ai mbërriti në kuotën e 50 golve me fanellën e “Qytetarëve”, duke arritur ta bëjë këtë në një moshë edhe më të re sesa Lionel Mesi.

Vetëm 22 vjeç e 127 ditë, ai u bë futbollisti i Pep Guardiolës, që e arrin me shpejtë këtë kuotë, duke thyer rekordin e argjentinasit, i cili ishte 22 vjeç e 164 ditë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"