Siti ndalet, por Guardiola dërgon ekipin me pushime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2018 | 21:13

Siti ndalet, por Guardiola dërgon ekipin me pushime

Lojtarët e Mançester Sitit janë shpërndarë menjëherë pas ndeshjes në “Turf Moor” drejt destinacioneve private sepse Pep Guardiola u ka dhënë 4 ditë pushim.

gff

Pavarësisht ndalesës me Bërnlejn, tekniku katalanas i qëndroi premtimit të tij për ta shpërblyer skuadrën me disa ditë pushimi, përpara se ta thërrasë atë në stërvitje përsëri pasditen e së mërkurës.

Distanca prej 13 pikësh me vendin e dytë pas 26 javësh, i jep sigurinë e mjaftueshme teknikut 47-vjeçar për ta lënë skuadrën të lirë, edhe pse ai këmbëngul publikisht se gara për titullin nuk është vendosur ende.

Zl84QPag

“Dyert e akademisë së Sitit do të jenë të mbyllura. Lojtarët mund të udhëtojnë, mund të bëjnë çfarë të duan. Duhet të harrojnë pak futbollin, të qëndrojnë me familjet dhe miqtë.

Prej së mërkurës do të ritakohemi përsëri për të përgatitur ndeshjet kundër Leiçesterit dhe Bazelit. Por të gjithëve na duhet një pushim i shkurtër.

sdfg

Jo vetëm lojtarëve, por edhe stafit, fizioterapistëve, kujtdo. Ishte një dimër shumë i ngarkuar. E kemi shansin t’u japim 3-4 ditë pushime”, tha Guardiola.

DCt7WBUR

Bërnlej – Ndalesën e skuadrës së tij në “Turf Moor”, tekniku i “qytetarëve” e komentoi kështu: “Sigurisht që jemi të zhgënjyer sa i përket rezultatit, por ndeshja ishte e shkëlqyer kundër një Bërnlej, që është një nga skuadrat më britanike sa i përket topit të gjatë dhe stilit të lojës.”

dgbxg

“Por futbolli matet me gola. Ne duhet të kishim shënuar golin e dytë, të tretë dhe të katërt kur e patëm shansin. Kur mbërrin në 15 minutat e fundit në Bërnlej me rezultatin 1-0, kjo mund të ndodhë. Jam i trishtuar për lojtarët sepse luajtën shumë mirë. Ajo që Bërnlej ka bërë këtë sezon është fantastike.”

bnb

“Ne e kontrolluam ndeshjen, por kur mbërrin në minutat e fundit me avantazhin 1-0, ka rrezik”. Rahim Sterling humbi një shans në minutën e 71-të, që mund të fitojë edhe çmimin e gafës së vitit, por Guardiola refuzoi që të fajësonte sulmuesin e tij: “Ky është futbolli. Një ditë shënon në minutën e 96-të siç bëri ndaj Sauthemptonit, një ditë humbet një rast. Mund të ndodhë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"